Si i verifikojmë shitësit
Në BioPazari shiten dy lloje produktesh, gjithmonë të shënuara qartë, që të dini saktë çka blini.
Bio
Bio me certifikatë
Shitësi ka certifikatë bio/organike të vlefshme nga një organ certifikues (p.sh. EU Organic, Demeter). Para se ta pranojmë:
- e shohim dokumentin e certifikatës dhe organin që e ka lëshuar;
- kontrollojmë afatin: kur certifikata skadon, shenja Bio hiqet vetë;
- te çdo produkt shfaqim certifikatën, numrin dhe afatin e saj.
Lokale
Lokale & natyrale
Fermerë dhe prodhues vendorë që punojnë natyrshëm, por nuk kanë (ende) certifikatë bio. Për ta:
- kontrollojmë biznesin (NUI) dhe të dhënat e kontaktit;
- nuk lejojmë që produktet e tyre të quhen "bio", "organike" apo "eko";
- shkruajmë qartë te produkti që nuk ka certifikatë bio.
Pse të dyja?
Në Kosovë ka ende pak prodhues me certifikatë bio, ndërsa shumë fermerë prodhojnë mjaltë, çajra e drithëra si dikur. Duam t'i keni të dy në një vend, pa ngatërruar asnjërin me tjetrin. Në dyqan mund t'i filtroni veçmas: vetëm bio me certifikatë ose vetëm lokale & natyrale.
Produktet e vetë BioPazarit
Disa produkte i shesim ne direkt nga marka të njohura. Shenjën Bio e marrin vetëm ato që kanë logon bio të Bashkimit Evropian në paketim.
Vutë re diçka që s'shkon?
Nëse mendoni që një produkt nuk është ashtu siç shkruhet, na shkruani në info@biopazari.com ose në WhatsApp. E kontrollojmë dhe, nëse duhet, e heqim produktin nga dyqani.