Kushtet e përdorimit
Përditësuar më 06.11.2026
1. Platforma
BioPazari është një treg online ku prodhues dhe kompani vendore shesin produktet e tyre: produkte bio me certifikatë dhe prodhime lokale natyrale. Te çdo produkt shkruhet kush e shet (p.sh. "Tezga: Bio Ferma") dhe cila shenjë i takon ("Bio" ose "Lokale"). Shitësi është përgjegjës për cilësinë, përbërjen, etiketimin dhe certifikimin e produkteve të veta.
2. Porositë dhe çmimet
- Çmimet janë në euro dhe përfshijnë TVSH-në, kur aplikohet.
- Porosia konsiderohet e pranuar kur merrni email-in e konfirmimit.
- Nëse një produkt nuk është më në stok, ju njoftojmë dhe porosia ndryshohet ose anulohet pa kosto.
- Porosinë mund ta anuloni vetë te faqja e porosisë (lidhja "Ndiq porosinë" në email) derisa shitësi të mos ketë filluar ta përgatisë.
3. Pagesa
Aktualisht pagesa bëhet me para në dorë gjatë dorëzimit.
4. Dërgesa
Dërgesa bëhet brenda 24–72 orëve gjatë ditëve të punës. Transporti kushton 2.00 € dhe është falas për porositë nga 25.00 € e lart. Nëse porosia përmban produkte nga disa shitës, ato mund të arrijnë në pako të ndara.
5. Kodet promocionale
Kodet vlejnë brenda afatit dhe kushteve të shkruara te kodi, një kod për porosi, dhe nuk këmbehen me para.
6. Vlerësimet
Vetëm blerësit e një produkti mund ta vlerësojnë. Fotot që shtoni duhet t’i keni bërë vetë dhe duhet të tregojnë produktin; mos publikoni fytyra apo të dhëna personale të të tjerëve. Duke ngarkuar një foto, na lejoni ta shfaqim te faqja e produktit derisa ta fshini llogarinë ose të na kërkoni ta heqim. Fshehim vlerësimet dhe heqim fotot që janë fyese, mashtruese ose jashtë teme.
7. Shitësit
Shitësit pranohen pas verifikimit të biznesit. Ka dy lloje shitësish:
- Bio me certifikatë: produktet marrin shenjën "Bio" vetëm me certifikatë bio të vlefshme, të cilën e kontrollojmë para aprovimit. Kur certifikata skadon, produktet fshihen nga dyqani derisa të ngarkohet certifikata e re.
- Lokale & natyrale: prodhues vendorë pa certifikatë bio. Produktet e tyre shfaqen me shenjën "Lokale" dhe nuk mund të quhen bio, organike ose eko, as në emër, as në përshkrim.
Si i kontrollojmë shitësit e shpjegojmë te Si i verifikojmë shitësit. BioPazari mban një komision për çdo shitje dhe ua paguan shitësve pjesën e tyre për porositë e dorëzuara. Kur rregullat shkelen, produktet e shitësit fshihen nga dyqani.
8. Kthimi
Shih politikën e kthimit.