Pyetjet e shpeshta
Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani në info@biopazari.com ose në WhatsApp.
Porosia
A më duhet llogari për të porositur?
Jo. Mund të porositni si mysafir. Me llogari i shihni të gjitha porositë te "Porositë e mia", plotësohen vetë të dhënat dhe mund t'i vlerësoni produktet që keni blerë.
Si e ndjek porosinë?
Pas porosisë hapet faqja e saj me statusin (Në pritje → Në përgatitje → Në rrugë → Dorëzuar). Të njëjtën lidhje e gjeni në email-in e konfirmimit. Nga një pajisje tjetër përdorni Gjurmo porosinë me numrin e porosisë dhe telefonin.
A mund ta anuloj ose ta ndryshoj porosinë?
Derisa shitësi të mos ketë filluar përgatitjen, porosinë e anuloni vetë te faqja e saj ("Anulo porosinë"). Për ndryshime (sasia, adresa) na shkruani sa më shpejt me numrin e porosisë.
Pse porosia ime vjen në disa pako?
Çdo tezgë e përgatit dhe e dërgon pjesën e vet. Kur produktet janë nga disa shitës, mund të arrijnë veç e veç; te faqja e porosisë shihni statusin e secilës pako.
Dërgesa dhe pagesa
Sa kushton dërgesa dhe sa zgjat?
Dërgesa kushton 2.00 € dhe është falas për porositë nga 25.00 € e lart. Porosia arrin brenda 24–72 orëve gjatë ditëve të punës. Për tani dërgojmë vetëm brenda Kosovës.
Si paguaj?
Me para në dorë, kur korrieri jua sjell porosinë. Pagesa me kartelë vjen së shpejti.
Si funksionojnë kodet promocionale?
Kodin e shkruani në hapin e porosisë dhe shtypni "Apliko". Çdo kod ka afatin dhe kushtet e veta (p.sh. porosi minimale); një kod për porosi.
Produktet
Çka do të thotë "Bio" dhe "Lokale"?
"Bio" kanë vetëm produktet e shitësve me certifikatë bio të verifikuar. "Lokale & natyrale" janë prodhime vendore pa certifikatë bio. Më shumë te Si i verifikojmë shitësit.
Një produkt ka mbaruar. Kur vjen përsëri?
Te faqja e produktit shtypni "Më njofto" dhe ju shkruajmë me email sapo të vijë sërish.
Kthimi dhe ankesat
Produkti erdhi i dëmtuar ose i gabuar. Çka bëj?
Hapni porosinë dhe shtypni “Hap kërkesë për kthim” (brenda 48 orëve për produkt të dëmtuar), me një foto. E zëvendësojmë ose jua kthejmë paratë. Rregullat e plota te Kthimi i produkteve.
Llogaria
Nuk më erdhi email-i i konfirmimit.
Shikoni edhe te Spam ose Promotions. Mund ta kërkoni përsëri te Dërgo përsëri konfirmimin.
Kam porositur pa llogari. A i shoh porositë nëse regjistrohem?
Po. Kur kyçeni me të njëjtin email që përdorët te porosia, porositë e mëparshme shfaqen vetë te "Porositë e mia".
Për fermerët dhe prodhuesit
Si bëhem shitës?
Plotësoni aplikimin te Bëhu shitës. Pranojmë edhe prodhues lokalë pa certifikatë bio, me shenjën "Lokale & natyrale". Platforma mban një komision për çdo shitje dhe ju paguan pjesën tuaj për porositë e dorëzuara.