Hap tezgën tënde në BioPazari.
Ke fermë ose prodhim vendor, me ose pa certifikatë bio? Ti shet, ne merremi me dyqanin online, porositë dhe pagesat në dorëzim.
Si funksionon
- Apliko
Të dhënat e kompanisë dhe, nëse e ke, certifikata bio (PDF ose foto). - Verifikimi
Kontrollojmë biznesin dhe certifikatën, zakonisht brenda 1–2 ditëve pune. - Shto produktet
Nga paneli yt, me foto, çmime, variante dhe stok. - Shit
Merr porositë me email, i dërgon dhe ne të paguajmë pjesën tënde.
Çfarë të duhet
NUI/NRB e biznesit dhe IBAN-i për pagesat. Me certifikatë bio produktet marrin shenjën "Bio"; pa të shiten si "Lokale & natyrale". Platforma mban një komision për çdo shitje; e sheh në panel para se të fillosh.