Kthimi i produkteve

Përditësuar më 11.11.2026

E drejta e tërheqjes

Për blerjet online keni të drejtë të tërhiqeni nga blerja brenda 14 ditëve nga dorëzimi, pa dhënë arsye, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Përjashtimet

Nuk mund të kthehen, përveç nëse janë me defekt:

  • produktet ushqimore që prishen shpejt ose që kanë afat të shkurtër;
  • produktet e hapura ose të paketuara në mënyrë higjienike që janë hapur pas dorëzimit.

Produkt me defekt ose i gabuar

Nëse produkti arrin i dëmtuar, i skaduar ose nuk është ai që keni porositur, na kontaktoni brenda 48 orëve me numrin e porosisë dhe një foto. E zëvendësojmë ose jua kthejmë paratë, përfshirë transportin.

Si të ktheni një produkt

  1. Hapni porosinë (Gjurmo porosinë ose “Porositë e mia”) dhe shtypni “Hap kërkesë për kthim”. Butoni shfaqet pasi pakoja të jetë dorëzuar, për 14 ditë.
  2. Zgjidhni arsyen, përshkruani problemin dhe, nëse produkti është i dëmtuar, shtoni një foto.
  3. Shitësi dhe BioPazari e shqyrtojnë kërkesën dhe ju përgjigjen me email, zakonisht brenda 2 ditëve të punës. Ju tregojmë edhe ku ta dërgoni produktin, nëse duhet kthyer.
  4. Kur kërkesa aprovohet, paratë kthehen brenda 14 ditëve ose produkti zëvendësohet.

Nëse nuk mund ta përdorni formularin, na shkruani në info@biopazari.com me numrin e porosisë (p.sh. Po-261030-ABC123).