Politika e privatësisë

Përditësuar më 11.11.2026

BioPazari ("ne") përpunon të dhënat personale në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna mbledhim, pse dhe çfarë të drejtash keni.

Cilat të dhëna mbledhim

  • Llogaria: emri, mbiemri, email-i dhe fjalëkalimi (i ruajtur i enkriptuar).
  • Porositë: emri, telefoni, email-i, adresa e dërgesës dhe produktet e blera.
  • Shitësit: të dhënat e kompanisë (NUI, IBAN, adresa) dhe certifikatat bio të ngarkuara.
  • Vlerësimet: komenti, yjet dhe fotot që publikoni, me emrin dhe inicialin e mbiemrit. Para publikimit ia heqim fotos të dhënat e fshehura (p.sh. vendndodhjen GPS dhe modelin e telefonit). Vlerësimet dhe fotot fshihen bashkë me llogarinë.
  • Pyetjet për produktet: pyetja juaj dhe përgjigja e shitësit publikohen te produkti me emrin tuaj (pa mbiemër). Fshihen bashkë me llogarinë.
  • Kërkesat për kthim: arsyeja, përshkrimi dhe fotot që dërgoni. I shohin vetëm shitësi i porosisë dhe BioPazari; ruhen bashkë me porosinë për detyrimet ligjore.
  • Teknike: cookie të domosdoshme për kyçjen, sigurinë dhe shportën.

Pse i përdorim

  • Për të përpunuar dhe dërguar porositë dhe për t'ju njoftuar për to.
  • Për t'ua dhënë shitësve të dhënat e nevojshme për dërgesën (emri, telefoni, adresa) — vetëm për porositë e tyre.
  • Për të paguar shitësit dhe për detyrimet ligjore e kontabël.
  • Për sigurinë e platformës dhe parandalimin e abuzimeve.

Nuk i shesim të dhënat tuaja dhe nuk i përdorim për reklama të palëve të treta.

Njoftimet me email

  • "Më njofto kur të vijë": e ruajmë email-in vetëm për atë produkt, ju shkruajmë një herë kur kthehet në stok dhe pastaj kërkesën e mbyllim. Kërkesat pa përgjigje fshihen pas 6 muajsh.
  • Shporta: nëse keni llogari dhe lini produkte në shportë pa porositur, mund t'ju dërgojmë një kujtesë të vetme. Lidhja "Mos më dërgo më kujtesa" në atë email i ndal përgjithmonë.
  • Newsletter: vetëm nëse abonoheni; çdo email ka lidhjen "Çregjistrohu".

Cookie

Përdorim vetëm cookie të domosdoshme: për sesionin e kyçjes, për mbrojtjen e formularëve dhe për shportën dhe porositë e mysafirëve (guestId, vlen 30 ditë). Pa to dyqani nuk funksionon, prandaj nuk kërkojnë pëlqim të veçantë. Numrin e vizitave e masim pa cookie dhe pa të dhëna që ju identifikojnë.

Sa kohë i ruajmë

Të dhënat e llogarisë i ruajmë derisa ta fshini llogarinë. Të dhënat e porosive i ruajmë aq sa kërkojnë ligjet tatimore dhe kontabël.

Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim, fshirje ose kufizim të përpunimit të të dhënave tuaja. Në llogarinë tuaj mund t'i shkarkoni ose fshini të dhënat personale (Të dhënat personale). Mund të ankoheni edhe në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Kontakti

Për çdo pyetje rreth privatësisë na shkruani në info@biopazari.com.