Uthull Molle e Eger
Merja
3.00 €
Pesha: 3 Kg
- Prodhuesi
- BioPazari
- Dërgesa
- 24–72 orë
- Pagesa
- Në dorëzim
- Kodi
- ME-UTH-UTH-0001
Origjina
Produkt i shitur nga BioPazari. Si i zgjedhim produktet?
Uthulla e mollës e pafiltruar dhe organike është mjaft e pasur me enzima e baktere të mira, që promovojnë tretje të mirë dhe mirëfunksionim të përgjithshëm të organizmit. Trashëgohet nga tradita përdorimi i saj për stimulimin e qarkullimit të gjakut, detoksifikimin e mëlçisë, suportin e sistemit imunitar, pastrimin e gjakut e të nyjeve limfatike, lehtësimin e presionit në sinuse e nxjerrjen e mukusit jashtë organizmit.
Detoksifikim i organizmit Uthulla e mollës shërben si tonik për mëlçinë e sistemin limfatik, balancon pH në organizëm, stimulon sistemin kardio-vaskular, rrit motilitetin e traktit tretës dhe nxit drenazhimin e sistemit limfatik. Të gjitha këto bëjnë të mundur largimin e toksinave nga organizmi. Acidi acetik në përbërje të uthullës së mollës në natyrë është acid, por ka efekt më tepër alkalin në organizëm. Balancimi i pH redukton rriskun për sëmundje kronike dhe rrit energjinë e përgjithshme trupore. Konsumoni 1-2 herë në ditë 1 lugë gjelle uthull molle të holluar me 1 gotë ujë.
Ende nuk ka pyetje për këtë produkt. Pyet për përbërjen, ruajtjen ose prodhimin; përgjigjet BioPazari.
Kyçu për të bërë një pyetje për këtë produkt.